970×90
970×90

Figura emblematike e luftës ka rrëfyer jetën e tij

Figura emblematike e luftës ka rrëfyer jetën e tij
Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës që tregon imazhin e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët, është njëra nga pamjet më të njohura të luftës në Kosovë.
Sot, pas 22 vjetëve, ai ka pranuar të intervistohet për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Emocionet dhe pikëllimin që e përcjellnin sytë e tij, i kishin prekur të gjithë. Xaja Mustafa, atë kohë 33 vjeç, është personi i cili me ngulim të madh i rezistoi forcave serbe, duke i mbrojtur fotografitë e fëmijëve të tij me çdo kusht.
Për emisionin #Gjesi, ai ka rrëfyer se si ndodhi e gjithë historia e kësaj fotografie.
Gjatë periudhës, Mustafa kaloi një periudhë në burg.
Por pasi doli nga burgu, forcat serbe Mustafës dhe të tjerëve që ishin aty, ia grisën dokumentet që i kishin.
Edhe fotografinë e fëmijëve të tij ia morën dhe ia hodhën, me arsyetimin se ata i kishin vrarë.
Po me këtë fakt nuk pajtohej Mustafa, dhe me çdo kusht insistonte t’i merrte ato fotografi.
E pas dhunës dhe maltretimeve që mori, ia doli që fotografitë e fëmijëve të tij, të cilat i kishte realizuar për pasaportat e tyre, t’i marrë.
Mes lotësh, Mustafa tregon se si pas gjashtë muajve u takua me fëmijët dhe familjen e tij.
E këto fotografi, ai i ruan në sirtartin më të mirë që ka, njëjtë si atë kohë.

Related posts