Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.
Haziri i pyetur se a e ka Vjosa Osmani derën hapur për t’u kthyer në LDK, Haziri thotë se kjo pyetje më së miri i shkon vetë Osmanit.
Madje ai thotë se LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj.
“Kjo pyetjë më së miri i shkon Vjosës, LDK’ja gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhëru e kanë lëshu LDK’në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkangjit VV’së për motive poltike, edhe më herët ata që e kanë lëshu LDK’në për arsye të caktuare poltiike, LDK’ja e ka familjen poltiike e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e nohim logjikën e mbylljes së derë dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha Haziri në ATV
Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK’ja të kandidojë president nga radhët e saja.