970×90
970×90
970×90
970×90

Njohësi i diplomacisë: Mosurimi nga Turqia për Kurtin, është shenjë e ftohjes së marrëdhënieve dypalëshe

Njohësi i diplomacisë: Mosurimi nga Turqia për Kurtin, është shenjë e ftohjes së marrëdhënieve dypalëshe

Afrim Hoti, profesor universitar dhe njohës i diplomacisë, ka komentuar mungesën e deklarimit të Turqisë rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, tha se vendet e urojnë njëra-tjetrën për ditë të veçanta.

Për Hotin heshtja e Turqisë është sinjal i ftohjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Është një lloj rregulli protokolar që shtetet urohen mes vete për ditë të veçanta. Rezervimi nga ky rregull nënkupton ftohje të raporteve të ndërsjella”, tha Hoti për Reporteri.net.

Gjatë ditës Reporteri.net shkroi se për dallim nga vendet e tjera mike të Kosovës, asnjë instancë qeveritare e Turqisë, përfshirë Presidencën dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ende nuk janë deklaruar për zgjedhjet.

Ambasada e Turqisë në Prishtinë në një postim në ditën kur u mbajtën zgjedhjet ka treguar se ka monitoruar zgjedhjet në komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mamushës.

Ajo u mjaftoi me një urim të shkurt ku thuhet se uron që zgjedhjet të jenë të dobishme për Kosovën.

Por ndryshe ishte në zgjedhjet e mëparshme kur Ankara kishte lëshuar komunikata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Madje në një rast, Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, kishte telefonuar ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, për t’i uruar fitoren në zgjedhjet e vitit 2010.

Kujtojmë që kohëve të fundit, Ankara ka ftohur marrëdhëniet me Prishtinën për shkak të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, gjë të cilën shteti turk e kundërshtoi ashpër.

Related posts