970×90
970×90

Ismet Beqiri thotë se nuk jep dorëheqje

Ismet Beqiri thotë se nuk jep dorëheqje

Lidhja Demokratike e Kosovës është radhitur e treta në nivel nacional. E LDK pësoi humbje të thellë edhe në Prishtinë ku morri vetëm 17,16% të votave.

E Dega e parë e kësaj partie në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të kësaj dege, Ismet Beqirin, të cilin e konsiderojnë përgjegjësin kryesor të, siç e quajnë atë, rezultatit negativ.

Por Ismet Beqiri nuk ka pranuar të tregojë nëse do të japë dorëheqje pas rezultatit të dobët që mori dega që udhëheq në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai thotë se nuk i ik përgjegjësisë, por se nuk jep dorëheqje përmes rrjeteve sociale, por se do ta thërret mbledhjen e degës dhe do të diskutojnë.

“Nuk jap dorëheqje përmes Facebook ose takimeve informale që i mbajnë individët dhe njerëz familjarë. Janë dy apo tre familjarë që nuk kanë lidhje me degën dhe qëllimi ka qenë të bëhet mediale”, ka thënë Beqiri në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

Beqiri shtoi më tej se nuk do të rri kryetar nëse nuk e mbështet dega që drejton.

“Unë një minutë nuk rri kryetar i degës nëse dega ime nuk më përkrahë. Unë do ta thërras mbledhjen dhe do të marrim qëndrim si degë edhe unë si individ dhe pa e thirrë mbledhjen zyrtarisht nuk mund të them asgjë dhe aty do ta marrë qëndrimin”, ka deklaruar Beqiri.

Related posts