970×90
970×90

Trajneri i futbollit Rrustë Miroci, vjen special nga Gjermania për ta votuar Vetëvendosjen

Trajneri i futbollit Rrustë Miroci, vjen special nga Gjermania për ta votuar Vetëvendosjen

Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar histori duke fituar shumicën apsolute apo 47.69 % të votava. Për këtë fitore kanë kontribuar edhe një numër i madh nga diaspora të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë ku edhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Shkruan Gazeta Projekti. 

Njëri nga ta është edhe trajneri i mirënjohur shqiptar i futbollit, Rrust Miroci i cili ka ardhur special nga Gjermania për të votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një prononcim të shkurt për portalin online “Gazeta Projekti”, Miroci shprehet i lumtur që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet në Kosovë. ” Kam ardhur special nga Gjermani për të votuar për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, sepse konsideroj që vetëm këta janë shpresë për Kosovën, Albin Kurti është politikan modern dhe Vjosa Osmani po ashtu e arsimuar në Amerikë dhe kam besim shumë që do ta dërgojnë Kosovën përpara”, është shprehur Miroci.

Kujtojmë se Rrustë Miroci, me sukses është duke e udhëhequr klubin e tij , “BSK Olympia Neugablonz”, klub ky në Bayern të Gjermanisë, duke treguar fitore dhe sukses të madh, shkruan Gazeta Projekti.

Related posts