
Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka falënderuar qytetarët junikas për kulturën zgjedhore që kanë treguar ditën e diel në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
“Juniku vazhdon traditën e kulturës dhe qytetarisë duke përmbyllur një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik”, ka shkruar Kuçi në rrjetin social “Facebook”.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Junik si parti fituese ka dalë AAK-ja me 47 %, e ndjekur nga LV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja.
Postimi i plotë i Agron Kuçit:
Bashkëqytetar të nderuar !
Juniku vazhdon traditën e kulturës dhe qytetarisë duke përmbyllur një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.
Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët që i kontribuuan një procesi elektoral të qetë, duke respektuar vlerat demokratike dhe dëshmuar si përherë, një vend i kulturës, urtisë dhe traditës, si vlerë e përbashkët e jona kombëtare dhe njerëzore !
Me respekt, agronkuqijunik !