Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, njëkohësisht dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, teksa ka folur për rrugëtimin e partisë së tij në gjithë këto vitet e pasluftës, e ka pranuar se pas përfundimit të luftës në vitin 1999, nuk ia kishte idenë se si bëhej politika dhe thotë se transformimi i tij drejtë një politikani ka zgjatur shumë kohë.
Haradinaj ka thënë se nuk kanë ditur asgjë se si duhet të veprojnë pas luftës, pasi sipas tij deri atë kohë kishte ditur vetëm se si luftohet.
“Ne kishim aftësi vetëm për të luftuar. Ne nuk dinim asgjë për pasluftën. Transformimi jonë ka zgjatur me vite”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.
Sipas tij ndryshe ishte kur bëhej fjalë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Haradinaj thotë se LDK-ja kishte përvojë, dhe ishin më të aftësuar.
LDK-ja kishte përvojë edhe paraluftës. Ishte një parti shtet. Ishte një sistem më i aftësuar”, tha Haradinaj