
Nga Lëvizja Vetëvendosje janë ankuar se në disa vendvotime në Prishtinë, janë harxhuar fletëvotimet.
Arlind Manxhuka nga Zyra për Informim e Vetëvendosjes, ka thënë për shkak të mungesës së fletëvotimeve në Prishtinë, qytetarët janë duke pritur tash e 20 minuta, shkruan Reporteri.net.
Tutje, Manxhuka ka thënë se kjo është shkelje esenciale për të ushtruar të drejtën e votës.
“Ne disa vendvotime, sidomos ne Prishtine, nuk ka me fletvotime! Qytetaret jane duke pritur tash e me shume se 20 minuta. Kjo eshte shkelje esenciale per te ushtruar te drejten e votes”, ka shkruar ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri në ora 15:00, kanë dalë për të votuar 32.32 apo 567 mijë e 934 qytetarë.
Krahasuar me daljen e përgjithshme të qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, vërehet rritje e numrit të votuesve.
Deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi që do të ndikonte në procesin e votimit.