Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka bërë thirrje që pavarësisht motit me borë qytetarët të dalin të votojnë.
Kosnett ka thënë poashtu që të raportohen parregullësitë dhe shkeljet tek autoritetet.
“E ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. Mos lejoni borën apo COVID-19 për të ju ndaluar që të votoni. Raportoni parregullësitë dhe shkeljet tek policia e Kosovës, prokuroria, autoritetet zgjedhore apo mediat. Zhvilloni zgjedhje të lira, fer dhe të sigurta” , ka shkruar Kosnett.