970×90
970×90

Ambasadori Isufaj takoi ambasadorët e vendeve mike në OKB

Ambasadori Isufaj takoi ambasadorët e vendeve mike në OKB

Gjatë këtyre ditëve u realizuan një sërë aktivitetesh mbi çështjet bilaterale dhe multilaterale në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork.

Krahas pritjeve të personaliteteve të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Nju-Jork, ambasadori Isufaj ka zhvilluar disa takime të rëndësishme virtuale me ambasadorë të Misioneve të Përhershme të vendeve mike pranë OKB-së, si me atë të SHBA-së, të Gjermanisë, të Francës, të Italisë, të Turqisë, të Kroacisë dhe të Sllovenisë.

U diskutua për prioritetet e agjendës multilaterale të Republikës së Kosovës dhe të përkrahjes së këtyre vendeve për këtë agjendë.

Të gjithë përfaqësuesit e Përhershëm të këtyre vendeve, njëzëri, shprehën përkrahjen e tyre të parezervë për Republikën e Kosovës.

Rrugëtimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të Kombeve është i pandalshëm.

Republika e Kosovës u është mirënjohëse përherë vendeve mike.

Related posts