
Ambasadori Abbott në një postim në Twitter ka treguar se ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Ai tha se në takim bisedoi me Haradinajn për planet e tij si një kandidat për President të Kosovës dhe për të dëgjuar për pritshmëritë e AAK-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër.
Nga ana tjetër, kreu i AAK-së njoftoi në Facebook për takimin që zhvilloi por nuk preferoi të flasë lidhur me temën e zgjedhjeve për të cilën bisedoi me ambasadorin britanik, duke u treguar i kujdesshëm që të mos thyej rregullin e heshtjes zgjedhore.