970×90
970×90

Amir Rrahmani pritet të startojë ndaj Juventusit

Amir Rrahmani pritet të startojë ndaj Juventusit

Ndeshja e nesërme mes Napolit dhe Juventusit është derbi i javës së 22-të në Serie A.

E përballjen ndaj Juventusit si lojtar i Napolit do të mund ta shijojë edhe Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka përparësinë për shkak të mungesës së dy qendërmbrojtësve startuesë, ndërsa raportet e mediave italiane e vendosin Rrahmanin si startues edhe ndaj kampionit në fuqi të Italisë.

Juventusi gjendet në vendin e tretë me 42 pikë, shtatë prapa Milanit me një ndeshje në dorë, kurse Napoli është i gjashti me 37 sosh.

Në rast humbjeje, Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të napolitanëve

Related posts