970×90
970×90

Këto janë ndryshimet e kategorizimit të komunave në Kosovë

Këto janë ndryshimet e kategorizimit të komunave në Kosovë

Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka njoftuar se në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani.

Në zonën e verdhë janë  9 komuna:  Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi.

Në zonën e gjelbër janë 25 komuna:  Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.

Related posts