Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës, ka thyer rregullat e trafikut rrugor sot gjatë ditës.
Kjo pasi që e njëjta është parë duke u kthyer në vendin e ndaluar për kthim.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën për Gjakovë.
Ndryshe, Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar 15 aksidente me persona të lënduar si dhe 28 aksidente trafiku me dëme materiale.