970×90
970×90
970×90
970×90

Lehtësohen masat antiCOVID, hiqet ora policore – studentët kthehen në Universitet

Lehtësohen masat antiCOVID, hiqet ora policore – studentët kthehen në Universitet

Qeveria e Kosovës ka propozuar lehtësimin  e masave antiCOVID.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku tha se kanë propozuar që të hiqet ora policore për komunat që janë në zonë të kuqe.

“Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes. Studentët po ashtu do të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha ajo.

Vendimi pritet të merret pas pak.

Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me coronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532.

Related posts