Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për lajmi.net ka thënë se informata për zjarrin në këtë objekt banesor është marrë rreth orës 18:00, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se njësitet e zjarrfikësve u janë përgjigjur thirrjeve duke e lokalizuar zjarrin.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muhamet Qami”, teksa disa persona po trajtohen nga ekipet mjekësore.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi).
Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.