
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takimet elektorale të radhës me banorët e Gjonaj, Rogova dhe Gjakova, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmin e ka bërë publik kandidati i kësaj partie për deputet, Driton Selmanaj.
Statusi i Plotë në Facebook
Se Lidhja Demokratike e Kosovës është konstanta e vetme për vendin dhe se të tjerat parti mbeten vetëm variabla, këtë çdo ditë e më shumë po na e dëshmon elektorati ynë. Banorë nga Gjonaj, Rogova e Gjakova, sot brohoritën për fitoren e LDK-së, brohoritën përplot entuziazëm për Shtetin, Shtet.
Rajoni i Gjakovës, është vend i grave dhe burrave fisnik e punëtorë, është rajon i cili meriton zhvillim dhe qeverisje te denjë. Përgjatë këtyre muajve të qeverisjes tonë, edhe ky rajon ndjeu dorën e zgjatur të shtetit, dorë të cilën do ta ndjejnë po aq herë sa LDK-ja do të qeverisë me vendin.
Me fjalë pak dhe me punë shumë, ne qeverisëm me maturi dhe urtësi, me mençuri dhe program konkret për vendin. Me po të njejtat virtyte e parime do të vazhdojmë qeverisjen, sepse Shteti është Shtet dhe nuk qeveriset me propaganda e dogma boshe.
Shteti.
Shtet.
132 ✅
1 ✅
10 ✅