970×90
970×90
970×90
970×90

Përfundon për sot kërkimi për dy policët e zhdukur

Përfundon për sot kërkimi për dy policët e zhdukur

Ka përfunduar kërkimi në lumin Lepenc për të vazhduar nesër për dy policët e zhdukur ditë më parë.

Deri me tani, edhe pas pesë ditëve nuk ka detaje të reja që do të dërgonin ne gjetjen e tyre.

Në orët e pasdites Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për ndërprerjen e rrjedhjes së ujit në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt.

Kjo ka bërë që niveli i ujit të bie dukshëm, ndërkaq në vendin ku po kërkohen dy pjesëtarët e policisë kanë qëndruar ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i kësaj force Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

Ndërkaq, sot gjatë ditës në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Duhet kujtuar se, dy policët Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksident trafiku i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës që e lamë pas, në rrethana ende të panjohura në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.

Related posts