
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish për letrën e Presidentit Biden, në të cilën i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.
Në një postim në Facebook, Hoti thotë se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për shtetin tonë.
Postimi i tij i plotë:
SHBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës
Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.
Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.
Marrëveshja e 4 shtatorit 2021, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.
Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.
Faleminderit Presidenti Biden!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.