970×90
970×90

Hoti: Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën

Hoti: Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hot, ka thënë se letra e presidentit amerikan, Joe Biden, dërguar presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e  veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Ibrahim Rugova.

Hoti ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që ShBA-në.

“ShBA-të mbesin aleati më fuqiplotë i Kosovës. Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën. Letra e presidentit Biden, dërguar presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e  veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq”.

“Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që ShBA-të kanë me Republikën e  Kosovës,  ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet. Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e ShBA-ve. Faleminderit president Biden! Zoti i  bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë Kosovën!

Related posts