
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, sot do ta vizitojnë Junikun. Kandidati për kryeministër dhe kandidatja për presidente do të takohen me qytetarët duke filluar nga ora 14:30 në qendër të Junikut pranë shtatorës së Edmond Hoxhës, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i degës së VV-së në Junik, Lulzim Gacaferi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje në “Facebook”
TUBIM ELEKTORAL, REFERENDUM POPULLOR
Qytetarë të nderuar të Junikut legjendarë e Historik,
Aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje,
Zonja dhe Zotërinjë,
Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë nesër(e diel) me 07.02 2021 në ora 14:30 në tubim elektoral në Junik për zgjedhjet e jashtzakonshme të Kosovës që mbahen 14.02 2021.
Tubimi mbahet në lokacionin Qendra e Junikut dhe do të na nderojnë me prezencën e tyre për Referendumin popullorë i nderuari Kryeministri i Kosovës Z.Albin Kurti dhe e respektuara Presidentja e Kosovës Znj.Vjosa Osmani!
Ju lutem ti respektoni të gjitha rregullat anti COVID-19, si masat mbrojtëse me distancen 1,5 metra dhe bartjen e maskës.
Mirë se vini dhe faleminderit për pjesëmarrje dhe mirëkuptim!
KREJT dhe DREJT
LG