970×90
970×90
970×90
970×90

Këta janë dy kosovarët e lënduar rëndë nga rrokullisja e autobusit në Serbi

Blerim Bajraktari, lindur me 1970, dhe Ramadan Brahimi lindur me 1960, janë dy kosovarët që janë në gjendje të rëndë në Serbi, nga aksidenti i autobusit që u rrokullisë në Prokuplje.

Shefi i kabintetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberi ka konfirmuar emrat duke thënë se vetëm këta dy persona janë me lëndime të rënda të natyrës ortopedike.

Megjithatë ka thënë se gjendja e tyre është stabile.

“Sipas informatave te fundit, te konfirmuara, janë vetëm 2 shtetas tanë qe ende mbeten të hospitalizuar në Qendrën klinike spitalore në Nish, Blerim Bajraktari, lindur më 1970, dhe Ramadan Brahimi lindur me 1960, me lëndime të rënda të natyrës ortopedike por me gjendje stabile”, ka thënë Zyberi.

Nëntë persona pësuan lëndime në orët e hershme të mëngjesit, kur një autobus pasagjerësh doli nga rruga pranë Kurshumlisë në Serbi.

 

Related posts