
Pacolli në T7 thotë se asnjëherë nuk ka pasur përplasje me Agim Bahtirin. Ai madje thotë se gjatë ditës kishin ngrënë drekë së bashku dhe në mbrëmje kur ishin ndarë e kishte kuptuar se Bahtiri e ka lënë AKR-në.
“Nuk ka pasur përplasje. Asnjëherë s’kam pasur përplasje me Bahtirin. Unë e kam dëgjuar gjithmonë atë. Ne kemi bashkëudhtuar dhe nganjëherë nuk kam qenë dakord me deklaratat e tij. Unë kam qenë i sjellshëm me të.
Agim Bahtiri në momentin kur ka shkuar ai, ne kemi qenë në Vushtrri në një takim. Aty Agim Bahtiri merr fjalën e udhëheq atë takim dhe pastaj shkojmë tek ura e gurit, restaurant. Ne ndahemi ai për Mitrovicëm, unë për Prishtinë dhe në mbrëmje e shoh që Agim Bahtiri”, tha Pacolli.
“Jo nuk e kam thirrë në telefon. Për mua në momentin që thehet diçka, për mua është e kaluar”, shton Pacolli.