970×90
970×90

Prognoza e Glauk Konjufcës: VV do t’i fitojë 64 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Prognoza e Glauk Konjufcës: VV do t’i fitojë 64 deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se lista e VV-së ka mundësi t’i fitojë 64 deputetë. Madje Konjufca tha se kështu e thonë edhe sondazhet.

“Është e mundshme që lista e VV-së të marrë 64 deputetë. Nuk po flasim në hava, por ka sondazhe të bëra për këtë punë”, tha Konjufca.

Konjufca theksoi se zgjedhjet e 14 shkurtit është votë edhe për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

“Një pjesë e popullit do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente. Besoj se ajo do të ishte një president e mirë”, tha Konjufca në Primetime të Kanal 10.

Sipas Konjufcës lista e VV me Vjosa Osmanin pas zgjedhjeve do të krijojë stabilitet politikë.

Related posts