
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë, PDK me planin për rimëkëmbjen ekonomike, do t’i zgjidhë përmes themelimit të Gjykatës Komerciale.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se më nuk do të ketë probleme, vonesa apo paqartësi në drejtësinë që lidhet me të bërit biznes, të cilat nuk do të zgjidhen.
“Kapitali i çdo investitori, vendor apo i huaj, do të jetë i sigurt dhe çdo e drejtë apo detyrim do të zgjidhet shpejtë, drejtë dhe pa kosto e burokraci institucionale.”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Sot, më shumë se kurrë, ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë i duhet një rimëkëmbje. Një nga një, ne me planin e #Rimëkëmbjes do t’i zgjidhim të gjitha problemet që rëndojnë mbi bizneset në Kosovë, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare. Në kompaninë Bitex, sot e shpalosa planin tonë për themelimin e Gjykatës Komerciale. Më nuk do të ketë probleme, vonesa apo paqartësi në drejtësinë që lidhet me të bërit biznes, të cilat nuk do të zgjidhen. Kapitali i çdo investitori, vendor apo i huaj, do të jetë i sigurt dhe çdo e drejtë apo detyrim do të zgjidhet shpejtë, drejtë dhe pa kosto e burokraci institucionale.
#Rimëkëmbjeekonomike #drejtësibiznesore #paburokraci