Ai është boksieri më i sukseshëm shqiptar, i motivuar dhe me një diciplinë të fort në stërvitje, ka vetëm një synim, titullin e kampionit të botës, rrugë kjo e cila ka nisur dhe vazhdon me 2 Qershor, në duelin e tij të radhës duke shkruar historinë më të re në botën e boksit.
Përtej realitetit sportiv edhe diqka më shumë se kaq, ka në venat e boksierit të famshëm nga Juniku, Haxhi Robin Krasniqi. Ai, sikur që dëshiron më shumë nga vetja e tij. Më shumë se një stërvitje, më shumë se një luftë, më shumë se një qëllim drejt synimit kryesor të tij në karrierë, konkretizimin e fitoreve të reja.
Tashmë është bërë e qartë se meqi i radhës do të zhvillohet me 2 qershor kundër një kundërshtari tepër të fort, bëhet fjalë për rusin Stanislav Kashtanov i cili në vitin 2013 është bërë Kampion WBA i Botës, përkohësisht, dhe në 38 duelet e tij profesionist, ka dalur 36 herë fitues nga ringu. Në anën tjetër Robin Krasniqi ne 52 duelet e tij i ka shënuar 47 fitore ndër to 7 tituj evropian dhe internacional duke përfshirë këtu edhe luftat që i ka zhvilluar 2 herë për titujt e botës, transmeton Gazeta Projekti.
Lufta e 2 qershorit është luftë për titullin më të lashtë të Evropës (EBU European Title) në kategorinë super të mesme. Edhe kjo sikur të gjitha duelet e tjera të Krasniqit është tejët e rëndësishme për faktin se boksieri i suksesshëm pret me padurim ta rrëmbej këtë titull.
Dueli do të zhvillohet në WeeArena, Bad Tölz shumë afër Mynih-ut në një sallë me kapacitet prej 6.000 shikues. Për transmetimin e këtij super meqi do të kujdeset televizioni “ SKY SPORTS” dhe “NEWS HD” në Gjermani. Gazeta Projekti