
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se do të dal i pari në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoxhaj u shprehë se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Në “Klan Kosova” ai tha se Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Jashtme nuk ia jep partive tjera.
Kjo pasi sipas tij vetëm nëse i ka këto dyja mund të udhëheq si duhet. Sipas Hoxhajt, mënyra se si është udhëhequr me këto dy ministritë në qeveritë e fundit ka qenë humbje kohe./