
Debat i ashpër po zhvillohet në emisionin Pressing të T7 në mes të filozofit, Blerim Latifit dhe aktivistit, Rron Gjinovci për Veriun e Kosovës.
Gjinovci tha se Veriu i Kosovës ka mbetur anash për shkak të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por pas kësaj ndërhyri Latifi dukë i thënë se kjo ka të bëjë më Pakon e Ahtisarit.
“A kena me fol edhe na, a duhet me të dëgju ty tu fol marrëzira?!”, ka pyetur me ironi Latifi.
“Pse s’i thojshe edhe Hashim edhe Kadrisë me ia thanë…”, ka vazhduar Gjinovci.
Tutje, Latifi i ka thënë Gjinovcit mos e luaj rolin e llafazanit duke bërë “bërr bërr bërr”.
“Nuk e din ti cka kom thanë e cka kom ba.. Mos më ndërprej mësohu me dëgju tjerët. Mos e luaj rolin e llafazanit bërrr bërrr bërrr. Kosova ka mbet në status quo sepse nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe e përdor pakicën e saj në Kosovë”.
“E Kush ja ka leju? Thaci edhe Veseli”, thotë Gjinovci.
“Po jo more se ja ka leju Ahtisari, ju për çdo gjë thoni “steti” i kapur, Thaci, Veseli”, ka thënë Latifi.
Me ndërhyrjen e autorit të emisionit, debati mori drejtim tjetër./Express/