
Gazetari dhe publicisti i njohur, Baton Haxhiu, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth mos certifikimit të disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë qenë të dënuar nga gjykata për vepra penale në tri vitet e fundit.
Megjithatë, Haxhiu ka thënë se politikisht, kreu i VV-së, Albin Kurtit do të duhej t’i lejohej kandidimi.
“Politikisht, Albin Kurtit mendoj se do të duhej t’i lejohej kandidimi, por moralisht jo. Kjo sepse do të krijohej një precedent që të gjithë kandidatët në zgjedhjet e radhës të kenë probleme me ligjin dhe të kandidojnë pa problem”, ka thënë Haxhiu. Duke u përgjigjur në pyetjen se a bëhet Ramush Haradinaj president Haxhiu është përgjigjur se shansat janë të vogla për një dëshirë të tij.