
Analisti, Rron Gjinovci është pajtuar më një deklaratë të ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit se Glauk Konjufca “është aktor shumë i mirë”.
Rron Gjinovci tha se Glauk Konfjuca po aktron kur po sulmon Valdete Dakën për çështjen e Albin Kurtit.
“Pajtohna me Kadri Veselin, kur patë thënë për Glauk Konjufcën që ‘’ti je një aktor shumë i mirë’’. Tu u mundu me promovu veten, është kah bën dëm në shoqërinë kosovare. Krejt që po e sulmojnë Dakën, po bëjnë dëm’’, ka thënë Gjinovci në debat.
Ndryshe dje Konjufca akuzoi Dakën se po dëshiron që ta eliminojë politikisht Albin Kurtin.