Qytetarët e Kosovës do të iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt për të zgjedhur Qeverinë e re të vendit, shkruan Gazeta Projekti.
Ndërkaq, partitë politike kanë publikuar listat me kandidatët për president, kryeministër e deputetë të ardhshëm të vendit.
Këto lista i ka komentuar edhe Drejtori ekzekutiv i Gazetës Projekti, Alban Miroci.
Sipas Mirocit, në lista ka kandidatë që janë dëshmuar në qeverisje dhe legjislatura të kaluara e gjtihashtu edhe me profesionistë të fushës që synojnë një ulëse në Kuvend për herë të parë.
Postimi i plotë:
I analizova listat e kandidatëve nëpër të gjitha partitë politike. Aty pashë shumë profesionistë dhe persona të mirë të cilët i duhen Kuvendit. Por, unë do t’i veqoja dy kategori. Ata të cilët janë dëshmuar në qeverisje dhe legjislaturë dhe personat e ri të kualifikuar të cilët janë në garë për herën e parë!