Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili është takuar të hënën me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka diskutuar në lidhje me projektin për ndërtimin e spitalit të Prishtinës.
“Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit. Projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur, duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore. Kur kam ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një nga prioritet e mia ka qenë ndërtimi i këtij spitali. Për ta avancuar këtë projekt, sot pata një takim të frytshëm me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e falënderoj për bisedën konstruktive. Prishtina do të bëhet me spitalin e saj dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.