970×90
970×90

Kryetari Kuçi mbledh shtabin emergjent, diskutohet për gjendjen momentale me coronavirus në këtë komunë

Kryetari Kuçi mbledh shtabin emergjent, diskutohet për gjendjen momentale me coronavirus në këtë komunë

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi ka drejtuar mbledhjen e radhës të shtabit emergjent ku  së bashku me anëtarët e këtij shtabi kanë diskutuar për situatën më të re rreth coronavirusit dhe menaxhimin në këtë komunë, shkruan Gazeta Projekti. 

Kryetari Kuçi ka deklaruar se pavarësisht gjendjes së rënduar në aspektin global me Covid, ka bërë thirrje që të respektohen masat. Po ashtu, kryetari Kuçi ka hedhur në diskutim planin për procesin mësimor i cili pritet të filloj me 18 janar dhe sipas gjendjes faktike u dakordua që n që SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik të vazhdoj mësimin me skenarin A (mësimi në objekte shkollore), ndërsa Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” me skenarin C (mësim online).

Kominkata e plotë për medie:

 

Shtabi Emergjent në komunën e Junikut ka mbajtur mbledhjen e radhës për të diskutuar gjendjen momentale dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike.

Kryetari i komunës z.Agron Kuçi njoftoj anëtarët e shtabit mbi situatën epidemiologjike dhe parashikimet e ekspertëve për një fluks të radhës së të infektuarve me virusin COVID-19, andaj pasiqë çdoherë mbetet prioritare ruajtja e shëndet publik dhe bazuar në faktin që procesi mësimor do filloj me 18 Janar hodhi në diskutim se si do të vazhdoj procesi mësimor në komunën e Junikut dhe hapat që do merren në vazhdimësi në mënyr që situata epidemiologjike të jetë sa më lehtë e menaxhueshme dhe të mos mbingarkohen kapacitetet tona shëndetësore.

Shefi i QKMF njoftoj anëtarët për situatën epidemiologjike në aspektin mjekësor duke potencuar që komuna e Junikut ka situate tashmë të menaxhueshme me 14 raste aktive pas fluksit të madh të të infektuarve në pjesën e parë të muajit dhjetor dhe theksoj që tashmë po vërehet një raportim më i mirë sa i përketë rasteve pozitive të konfirmuara në laboratore private, mirëpo sipas tij rënja e numrit të rasteve nuk do duhej të na bëjë të ndihemi komod, pasiqë 2-3 ditët e fundit vërehet një trend në rritje, kjo sipas tij si rezultat i vizitave familjare të pambrojtura gjatë festave të fundivitit.

Shtabi Emergjent bazuar në gjendjen faktike në terren dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjitshëm u dakorduan që SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik të vazhdoj mësimin me skenarin A (mësimi në objekte shkollore), ndërsa Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” me skenarin C (mësim online) edhe për 2 javët e ardshme dhe që pavarësisht skenarit të aplikuara të vazhdoj respektimi I masave bazike: mbajtja e maskës, respektimi I distances, pastrimi i duarve rregullisht, pasiqë sipas ekspertëve të gjithë mund të jemi bartës dhe zingjiri i bartjes nuk është shkëputur akoma.

#MBAJMASKËN
#RESPEKTODISTANCËN
#PASTRODUARTRREGULLISHT
___________________
Komuna e Junikut

Related posts