970×90
970×90

E rëndë: Pamje nga aksidenti ku humbën jetë katër anëtarë të familjes nga Kosova

E rëndë: Pamje nga aksidenti ku humbën jetë katër anëtarë të familjes nga Kosova

Katër kosovarë, anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur sonte jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Rrugën e Kombit në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se viktimat janë prindërit dhe dy fëmijët, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në gjendje të rëndë është edhe fëmiu i tretë i moshës së mitur i cili po lufton për jetën.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet nga ky aksident i tmerrshëm ku shihet se vetura me të cilën po udhëtonte familja kosovare është aksidentuar me një kamion.    

Related posts