970×90
970×90
970×90
970×90

Kandidati për president: Nga 2011-ta Kosova s’ka pas president serioz, veç i’a kanë dëmtu imazhin

Kandidati për president: Nga 2011-ta Kosova s’ka pas president serioz, veç i’a kanë dëmtu imazhin

Kandidaturën për president të vendit, Seremb Gjergji e kishte shpallur për herë të parë në vitin 2011.  Ani pse nuk arriti që ta fitonte pozitën e të parit të shtetit. Gjergji nuk po dorëzohet, ai do të kandidoj sërish.

Kështu ka bërë të ditur ekskluzivisht për Gazetën Projekti vetë Gjergji.

Në një bisedë me GP, Gjergji thotë se është personi adekuat që ta marrë në duar komandën e shtetit. Sipas tij, me Gjergjin president, Kosovës do t’I hapen rrugët për anëtarësim në NATO e BE.

Sipas tij, pozita e të parit të shtetit, nga viti 2012 e deri më tani, ka qenë vetëm kalkulim politik dhe prandaj Kosova ka pasur përfaqësim të dobët. Madje, propozon që presidenti i ri i Kosovës të zgjedhet nga votat e popullit.

Gjergji madje përmend edhe pesë shtylla që sipas tij, do të jenë tema primare për ta lëvizur vendin përpara.

Në fund, kandidati për president, i fton të gjithë kandidatët për president që të “maten” me të.

 

Deklarata e plotë e Gjergjit dhënë për Gazetën Projekti:

Do të kandidoj serish për President të Kopsovës sepse jam kandidati më serioz për këtë pozitë. Jam përsoni që do t’ia hapi dyert Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së e SHBA-së. Pozita e Presidentit të Kosoves, edhepse pa fuqi vendimmarrëse, por vetem përfaqësuese, nga shkarkimi i Presidentit Sejdiu ka qene gjithmone kalkulim POLITIK në politiken tone. Pas ndërrimit të 3 Presidentëve për 4 muaj, Rezoluta e Kuvendit të Kosovës i hapi mundësitë për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Dëm i madh i është bërë Kosoves kur nuk janë  aprovuar propozimet z. Arsim Bajrami me ekip. Nga viti 2012 e deri më sot, pozita e Presidentit ka qenë jo serioze dhe ka pasur përfaqësim shumë të dobet. Imazhin e Kosovës vetëm sa e kanë dëmtuar. Aspak avancuar!?

Do të isha një President që e njeh dhe ka ecur mbi 63% të Globit. Jo një President që fillon për ta ushtruar zanatin kur e merr poziten dhe kurrë nuk ka dalur nga mahalla apo qyteti i tij/saj. Këte e bënë edhe më të fuidhem shkollimi im në Amerikë, Angli, France e Gjermani. Poashtu pervoja ime 4 vjeçare 2012-2016 në garen për President, duke njohur e takuar lider të ndrydhem botëror.

Platforma ime e orientuar në 5 shtylla: 1. Njohjet, 2. Siguria dhe anëtarësimi në NATO, 3. Imazhi, 4. Integrimet (jo vetëm liberalizimi), dhe 5. Përfaqësimi i popullit dhe Shtetit, brenda dhe jasht vendit.

Andaj Qeveria e re e dale nga zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të reflektojnë dashuri edhe për Shtetin. Jo vetëm për pushtetin? Duke votuar ndryshimet Kushtetuëse, Presidenti të zgjidhet me voten e lirë.

I ftoj të gjithë që të matemi me vote. Presidenti i zgjedhur nga populli është vendimi më i fuqidhem per Kosovën. Por, edhe plotësojmë kushtinne marrëveshjës së Asocim-Stabilizimit me BE për zgjedhjen e Presidentit me voten e lirë. Unë jam gati!

Related posts