
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetë Projekti zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve” ka deklaruar Elezi./GAZETA PROJEKTI/