Djali i veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, Andin Hoti nuk do të kandidoj në zgjedhjet e 14 shkurtit për deputet të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Projekti.
Hoti, në një bisedë për Gazetën Projekti, e konfirmon moskandidimin për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Jo, nuk do të jem kandidat për deputet” tha shkurt Hoti.
Kujtojmë se Andin Hoti është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e kaluara kishte grumbulluar vetëm 7,148 vota e që nuk ishin të mjaftueshme për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës,/GAZETA PROJEKTI/