970×90
970×90

Osmani takohet me përfaqësuesit politikë të Belgjikës, u diskutua për liberalizimin e vizave

Osmani takohet me përfaqësuesit politikë të Belgjikës, u diskutua për liberalizimin e vizave

U.d. Presidentja Osmani është takuar në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux, njofton Zyra e presidentit, raporton Gazeta Express.

“U.d. Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Bruksel u mirëprit sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux. Zonja Osmani i falënderoi për mbështetjen që ka ofruar Belgjika për popullin e Kosovës në kohët më të vështira, si për dhe procese të ndryshme strategjike në fazën e shtetëndërtimit të vendit. Më tej, u.d. Presidentja  Osmani theksoi rëndësinë e madhe që ka partneriteti i Kosovës me Belgjikën për finalizimin e procesit të integrimit të Kosovës në familjen Evropiane”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

Duke folur për rëndësinë e sundimit të ligjit, investimit në arsim dhe shëndetësi për zhvillimin e vendit, u.d. Osmani që Belgjika mbetet një shtet model për Kosovën për shumë prej të arriturave të saj.

Related posts