970×90
970×90
970×90
970×90

Armend Zemaj merr vendim që të lehtësohen masat anti-Covid

Armend Zemaj merr vendim që të lehtësohen masat anti-Covid

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot ka pasur një takim me Bordin Këshillëdhënës ku është diskutuar për situatën epidemiologjike  në vend.

Zemaj ka përsëritur se krahasuar me shtetet tjera, Kosova vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Bazuar në këtë, ministri ka paralajmëruar lehtësim të masave anti-covid. Ai ka thënë se masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët, shkruan Reporteri.net.

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.
Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt”, ka shkruar Zemaj ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.
Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.
Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.
Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.
Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Bashkë ia dalim!

Related posts