970×90
970×90

Vjosa Osmani i drejtohet Valdete Dakës: Rishqyrtojeni vendimin për mënyrën e votimit të diasporës

Vjosa Osmani i drejtohet Valdete Dakës: Rishqyrtojeni vendimin për mënyrën e votimit të diasporës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka drejtuar një letër Komisionit Qendror Zgjedhor pas vendimit të sotëm që në rast se mërgimtarët nuk lajmërohen në telefonatën e tyre nga ky komision, humbin të drejtën për votim më 14 shkurt.

Osmani, e cila i ka shkruar një letër kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të cilës i ka kërkuar ta shqyrtojë këtë vendim.

Osmani në letrën dërguar Dakës i shkruan se e drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, thuhet ndër të tjera në letrën e Osmanit shkruar Dakës.

Related posts