
Ballkani ka bërë të ditur se nga klubi janë larguar 6 futbollistë
Armend Rugji, Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Melos Bajrami, Armin Bosnjak dhe Leorant Marmullaku janë larguar nga Ballkani, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq tre futbollistë tjerë, Albin Berisha, Endrit Asllanaj dhe Bleon Sekiraqa janë huazuar. Berisha është huazuar te Liria, ndërkaq dy tjerët te Malisha në Ligë të Parë.
Ky është njoftimi i klubit:
Njoftim
Të dashur tifoz 🧡🖤
Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët :
Armend Rugji;
Liridon Fetahaj;
Roni Gashi;
Melos Bajrami
Armin Bosnjak
Leorant Marmullaku
Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll 🙏
Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale 🙏,
Huazimet:
Albin Berisha (Liria FC);
Endrit Asllanaj (FC Malisheva);
Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).
Na priftë e mbara Suharekë 🙏