
Kryetari i Klinës Zenun Elezaj mohon se asfalti i dëmtuar nga vërshimet ishte nën mbikëqyrjen e tyre, prokurimi u udhëhoq nga Malisheva kishte thënë ai. Ndryshe nga kjo kishin deklaruar nga Komuna e Malishevës që për shkak të sigurisë kishin njoftuar për shmangien e qarkullimit pasi ajo i takon komunës së Klinës ta mbikqyrë.
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka mohuar se procedura e prokurorimit për punimet në asfaltimin e rrugës së bërë copë-copë nga vërshimet, u krye nga kjo komunë.
”Nuk është e vërtetë. Procedura e prokurimit është udhëhequr nga Komuna e Malishevës. Ne nuk kemi të bëjmë asgjë lidhur me këtë. Është një pjesë që lidh fshatrat por është në mbikëqyrjen e Komunës së Malishevës”, ka thënë ai në një përgjigjie për Klan Kosovën.
Ky reagim i tij vie pas interesimit të Klan Kosovës, për të parë rreth cilësisë së materialit dhe punimeve që janë kryer në segmentin Rudë-Sferkë, asafalti i së cilës u bë copë nga vërshimet.
”Ajo është një proces që mund të ndodhë. Ka pasur reshje intenzive, rruga është kryer qe një vit e gjysmë dy”, deklaroi tutje Elezaj mbi situatën e krijuar pas vërshimeve në vend.
Ndërsa zyrtari për informim i zyrtari për informim i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi. ”Rruga është ndërtuar diku në muajin prill të 2020-ës. E ka ndërtuar atë kohë Ministria e Infrastrukturës”, deklaron ai. Paçarizi shton se për këtë projekt të asfaltimit të kësaj zone, përveç Ministrisë së Infrastrukturës, vetëm Komuna e Malishevës, pati ndarë 40 mijë euro mjete, por që nuk dijnë rreth materialit me të cilin u kryen punimet.
Ai shton se do të kërkojnë sqarime shtesë nga Ministria e Infrastrukturës, për të mësuar detaje të tjera rreth punimeve të cilat janë kryer në këtë segment.
Sipas tij ndonëse ky problem me asfaltin nuk gjendet në Komunën e Malishevës, pasi është pjesë e Komunës së Klinës, përmes një reagimi e panë të arsyeshëm t’i njoftonin qytetarët që i takojnë zonës së afërt t’i shmangen qarkullimit për shkaqe të sigurisë.