John Alite me origjinë shqiptare tërhoqi vëmendjen në protestën e dhunshme të zhvilluar në SHBA nga mbështetësit e Trump, të cilët nuk ishin dakord për certifikimin e Joe Biden si President i ardhshëm.
Në një intervistë për “Abc-në e mëngjesit”, Alite shpjegoi arsyen se pse vendosi të dilte në protestë i veshur kuq e zi.
“Sepse në një kohë kur Shqipëria ishte një vend komunist, familja ime u persekutua nga regjimi komunist, ato u burgosën dhe si Shqipëria nuk dua ta shikoj Shqipërinë apo SHBA-në t’i kthehen komunizmit apo në një vend si Kina komuniste kur nuk ke lirinë e fjalës dhe ne nuk mund të flasim për mënyrën se si flasim tani. Kjo është Amerika, njerëzit kanë vdekur për këtë vend dhe disa njerëz nuk e lejojnë këtë gjë.“, u shpreh Alite.
Më tej, ai shtoi se nuk doli të protestonte për të mbështetur Donald Trump, por për demokracinë e vendit, teksa hodhi akuza ndaj presidentit të sapocertifikuar Joe Biden duke e cilësuar si një komunist.
“Nuk jam një aktivist politik, jam anti komunist, anti socialist, besoj në lirinë e këtij vendi kur u ndërtua, për mundësinë që iu ofron njerëzve ky vend sepse për shkak të gjithë jetëve që kanë humbur jetën gjatë luftërave kjo gjë e bëri një prej vendeve më të veçanta në botë. Donald Trump është thjesht një simbol për ne, nuk ka rëndësi nëse është ai apo Micki Mouse, ne besojmë në liri, besojmë ideologjinë e lirisë.
Biden është i korruptuar, çdo gjë në lidhje me zgjedhjet ishte një mashtrim. I gjithë sistemi është i korruptuar. Unë e di që kam qenë pjesë e mafias dhe ata janë duke luajtur me të njëjta rregulla që kam luajtur atëherë. I tërë shteti është i korruptuar dhe harrojmë për Kushtetutën tonë mbi çfarë është ndërtuar ky vend.”, tha John