Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se së shpejti do ta zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor me LDK-në.
Murseli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky koalicion është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit të AKR-së.
“AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murseli në Facebook.
Por jo të gjithë në LDK janë “pro” një koalicioni me partinë e Behgjet Pacollit.