970×90
970×90

Gëzuar Vitin e Ri 2021 nga CIMA Construction!

Gëzuar Vitin e Ri 2021 nga CIMA Construction!

Komplekset ndërtimore banesore nga ndërmarrja më e fuqishme ndërtimore dhe arkitektonike, “Cima Construction” pasqyrojnë vizionin dhe realitetin e ndërtimit të ri në Kosovë.

Ato gjenden në të gjitha qytetet e Kosovës. Cima Construction ofron banesa moderne, me standardet më të larta të ndërtimit, me arkitekturë dhe planifikim urban bashkëkohor!

Bëhuni banorë të banesave të ndërtuara nga “Cima Construction” me çmimet dhe kushtet më të volitshme dhe me normën më të vogël të interesit në tregun e ndërtimit në Kosovë!

♦️Kompleksi Eliza – Fushë Kosovë

Kompleksi ELIZA gjendet në rrugën Hamdi Grajçevci në Fushë Kosovë. Ndërtimi i lagjes ka filluar me  kompleksin e parë i cili është kompletuar brenda një viti për t’u zgjeruar  tashmë me komplekset tjera afër saj dhe ka marrë pamjen e një qyteze me arkitekturë dhe planifikim bashkëkohor duke u bërë model ndërtimi në Kosovë.

♦️Kompleksi CIMA – Prishtinë

Kompleksi Cima është ndërtuar afër rrugës më të frekuentuar të qytetit, afër rrugës B. Aty ku ka plot gjallëri dhe jetë nate. Me plot lokale afariste që plotësojnë të gjitha nevojat e qytetarëve. Vendi ideal për investim të sigurt dhe me perspektivë. Banesat përveç cilësisë arkitektonike dhe ndërtimore që ofrojnë, mundësojnë lidhje dhe qasje të lehtë me kryeqendrën e Kosovës përmes udhëkryqeve të organizuara. Banesat në kompleksin CIMA, janë banesat më të kërkuara në qytet.

♦️Kompleksi LEKA – Prishtinë

Me pamje arkitektonike të mrekullueshme dhe me standarde të larta të ndërtimit, Kompleksi LEKA, dizajnuar dhe ndërtuar nga kompania prestigjioze CIMA CONSTRUCTION do të jetë mrekullia e radhës e ndërtimit, e cila saktësisht  gjendet në  rrugën Skënder Çeku  të lagjes Mati 1, në Prishtinë. Kompleksi LEKA ofron organizim arkitektonik të mrekullueshëm sipas rregullave të planit urbanistik dhe pamje magjepsëse të ndërtesave të radhitura bukur. Pamjen e bëjnë edhe më të bukur dizajnimi enkas i oborrit, hapësirave me gjelbërim, garazheve, parkingjeve dhe këndit të lojërave të organizuar në mënyrën më të mirë profesionale.

♦️Kompleksi Artisi – Prishtinë

Kompleksi ARTISI i ndërtuar në lagjen unike të Prishtinës, në themelet e lagjes me emrin e vjetër të fisit ilir të Arbërve dhe në vendin nga ku shihet më së miri kryeqendra e Kosovës, Prishtina. Me standarde të larta të ndërtimit bashkëkohor, Kompleksi ARTISI, ofron cilësitë e jetës urbane me shërbime të kualifikuara dhe profesionale. Një nga objektet më prestigjioze, që ka sfiduar edhe ekipet e ndërtimit të CIMA CONSTRUCTION, pasi volumi i punës ka tejkaluar çdo ndërtim të këtij lloji në vendin tonë.

♦️Kompleksi Lord Residence – Prishtinë

Lord Residence ofron mundësinë e investimit kapital edhe në hapësirat e qendrës tregtare Lord Center, e cila do të jetë pjesë e pandashme e komplekseve banesore.Lokacioni është në pjesën më të pëlqyer dhe të frekuentuar të qytetit. Në tatëpjetën e bukur të Veternikut, madhështia e saj bëhet më unike me pamjet e ndërtesave të pozicionuara kah lindja e diellit.

♦️Kompleksi Te LUMI – Suharekë

I  projektuar nga arkitektë të zgjedhur, kompleksi Te LUMI është shndërruar në kërkesë të kohës dhe referencë për banorët e saj të ardhshëm. Kompleksi Te LUMI gjendet në Suharekë. Vendi i ndërtimit të këtij kompleksi është model edhe për qytetet tjera dhe shpërfaq kërkesat, dëshirën dhe nevojat e klientëve tanë për investime kapitale.

♦️Kompleksi CIMA Tower – Ferizaj

I projektuar nga arkitektë të zgjedhur, kompleksi CIMA TOWER është shndërruar në kërkesë të kohës dhe referencë për banorët e saj të ardhshëm. CIMA TOWER prezanton jo vetëm emrin e kompanisë prestigjioze të ndërtimit, por edhe vizionin për ndërtimin e objekteve me pamje arkitektonike dhe cilësi të jetës urbane bashkëkohore. Kompleksi CIMA TOWER gjendet në Ferizaj. Vendi i ndërtimit të këtij kompleksi është model edhe për qytetet tjera dhe shpërfaq kërkesat, dëshirën dhe nevojat e klientëve tanë për investime kapitale.

♦️Kompleksi Ulpiana Center  – Lipjan

Ulpiana Center është kompleksi më i ri banesor dhe afarist në qendër të Lipjanit, ndërtuar nga ndërmarrja e fuqishme ndërtimore dhe arkitektonike Cima Construction. Kompleksi banesor Ulpiana Center do t’ia shtojë vlerën dhe hijeshinë qytetit të Lipjanit. Zgjedhja juaj, obligimi për ne! Blini banesën dhe bëhuni banorë të kompleksit më të organizuar arkitektonik e ndërtimor në Lipjan, Ulpiana Center!

Çdo ditë më afër jush!
Ne ndërtojmë, Cima Construction
Na kontaktoni në:
 +38349509090
 info@cimaks.com
 www.cimaks.com
Cima Construction
#cima #construction #nendertojme #10vjetmeju #banese

Related posts