970×90
970×90

Lulzim Basha premton heqjen e tarifës në “Rrugën e Kombit” nëse vije në pushtet

Lulzim Basha premton heqjen e tarifës në “Rrugën e Kombit” nëse vije në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka thënë se nëse vije në pushtet ai do ta largojë tarifën në rrugën e kombit.

Ai tha në TV Syri se do të bisedojë me Kosovën dhe të sigurojë që as Kosova të vendos tarifë.

Kujtojmë se taksa e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për “Rrugën e Kombit”, ka shkaktuar debat të madh nga momenti i vendosjes e deri me tash.

Si në Shqipëri edhe në Kosovë kjo tarifë rrugore është kërkuar të hiqet. Por, ajo ende vazhdon të qëndrojë aty, e qytetarët e Kosovë që kalojnë duhet të paguajnë tarifën prej 10 euro për vajtje e ardhje.

Për kalimtarët e shpeshtë është premtuar zbritje prej 10 deri në 20 për qind në muaj.

Edhe motoçiklistët (klasi 1) do të paguajnë 2.50 euro, mini-busët dhe makinat 5 euro (klasi 2), autobusët (klasi 3) 11.30 euro, kamionët e vegjël (klasi 4) 16.30 euro dhe kamionët e mëdhenj (klasi 5) do të paguajnë 22.60 euro.

“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.

Related posts