
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.
I pyetur se a do të jetë kandidat për kryeministër, ai thotë se nuk kanë diskutuar brenda partisë ende për kandidatin e kryeministrit.
Por ai ka treguar disa nga emrat e mundshëm për të qenë kandidat i LDK-së për kryeministër.
Haziri ka thënë se ai personalisht është një nga emrat e përmendur, pastaj kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Arben Gashi.
“Zgjedhjet e hershme nuk janë gara të drejta, për ata që e kanë një detyrë, unë nuk i kam ikur asnjëherë garës së vështirë, por jam ai që duhet me vlerësuar a kemi kandidat, pa rrokada të vogla, pa e dërguar Gjilanin në zgjedhje të jashtëzakonshme. LDK është në debat, edhe unë jam njëri prej atyre, pastaj kryeministri në detyrë. Kujtim Shala është që i plotëson të gjitha kushtet politike. Arbeni në udhëheqjen e grupit parlamentar e ka dhënë kontributin për të ndërtuar politika të përbashkëta, ka edhe emra të tjerë”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Haziri ka thënë se ai do të jetë një prej atyre që do të japë vlerësim të drejt dhe kritik dhe se as Vjosa Osmanit nu kia ka dhënë mbështetjen bllanko.