970×90
970×90

Dikur këshilltar i Isa Mustafës sot aderoi në PDK

Dikur këshilltar i Isa Mustafës sot aderoi në PDK

Tashmë është bërë e zakonshme që opinionistë e gazetarë para secilave zgjedhje të aderojnë nëpër parti politike. Të njëjtën gjë sot e ka bërë publike edhe opinionisti Faton Abdullahu. Por kjo nuk është përvoja e parë e tij si pjesë e politikës.

Faton Abdullahu edhe si gazetarë, vite më parë ishte i afërt me LDK’në. E gjatë kohës kur vendi qeverisej nga kryeministri Isa Mustafa, ai kishte marrë postin këshilltarit.

Pas kësaj, Abdullahu për shkak të disa mospajtimeve, u kthye sërish në rolin e opinionistit e publicistit, dhe për dallim nga më parë, ai vazhdimisht shprehej kritik ndaj LDK’së.

Qëndrimet e tij, prej kohësh kishin filluar të shiheshin si të afërta me PDK’në e Kadri Veselit, dhe kalimi i tij zyrtarisht në këtë parti nuk u pa si diçka e papritur.

Gjithashtu, duhet theksuar, se pavarësisht faktit se kaliment nga një parti në tjetrën, tanimë janë bërë normale, kalimet nga LDK në PDK kanë qenë çdoherë të rralla, dhe janë parë si kalime të panatyrshme.

Related posts