Juniku i bukur si Stambolli i vogël me pasuri dhe bukuri të larmishme, pos kësaj Juniku i 12 fiseve shqipëtare kishte edhe femra mjaft te edukuara dhe pse jo mos ta cekim vajza tejet të bukura.Ky vendëbanim Iliri-Dardan që shtrihet rrënzë Alpeve të Bekuara( Bjeshkëve të Nemura).Juniku historik, heroik dhe vërtet unik. Ky vendëbanim i lashtë për nga historia zë vendin më të priviligjuar ndër shekuj. Bukurit, natyra që ja fali përëndija jan si rrallë kund tjetër. Këto asete së bashku me burimet njerëzore janë trashëgimi, ekonomi, kulturë dhe arsimimin që pasqyrojnë një shekull, vite, muaj, ditë dhe çaste të cilat duhet ruajtur, mbrojtur dhe përkujdesur.
Trimëria, bujarija, begatija dhe vlerat trashëguese na bëjnë edhe më të fortë në ç‘do aspekt njerëzor.Ky vend njihet për burra, gra, djem dhe vasha.
Tani për ta vlerësuar se sa është i zhvilluar duhet vlerësuar pikëpamja edukativo-arsimorë, pra radha është pikëpamja emancipuese e femrës Junikase. Juniku me burimet njerëzore intelektuale femrore zë një vend meritorë ne emancipimin dhe shkollimin ndër vite.
Si pikënisje do marim shembull klasën e parë e gjeri në klasën e tetë të viteve 1956 e gjeri sot ku grupi i kësaj klase ishte shembull në shkollën fillore në Junik. Vajzat pothuajse të parat kaluan këto vite gjeneratash nga e para e gjeri në të tetën. Ishin të shkelqyeshme në ç‘do lami, sjellje, mësim, aktivitete kulturo-arsimore.
Ky grup i vajzave Junikase zë vend meritorë dhe ja vlen të shkruajm dhe ti përmendim. Me gjithë vështirësit dhe mundin ato ja dolën.
Këto shoqe të pa ndara me vite ishin:
Hatixhe Shaban Hoxha
Nepe Tahir Hebibi
Sanije Sadri Gjota
Tixhe Shaban Hoti
Xhemile Mehmet Shehu
Hate Xhem Jasiqi
Zize Osman Jasiqi
Have Hajdin Isufaj
Tani ja vlen ti cekim emërat e arsimtarëve që ishin aktiv në mësimdhënjen e kësaj gjenerate në edukimin kulturo-arsimor.
Në klasën e parë e gjeri në të katërten ishte Rrustem Sylejmani nga Botusha i cili dha mësimet e para dhe arritën suksese shembullore fal ti, përveq mësimit të rregullt ka kontribuar edhe në mësimet plotësuese ku angazhohej që nxënësit me suksese më të larta ju ndihmonin atyre me njohuri më të ulëta.
Në klasën e pestë e gjeri në klasën e tetë të gjitha shoqet e kaluan me suksese të larta në ç‘do lami.
Arsimtarët që kontribuan ishin shumica nga Juniku dhe disa nga rrethina e Junikut.
Arsimtarët që kontribuan në këtë gjenerat ishin:
Sadik Miroci
Haki Dervishi
Halil Ali Goqi
Beqir Miftar Isufaj
Ali Kadrija
Hasan Kadrija
Zeq Brahim Shehu
Halil Mehmet Shehu
Ganushe Shehu
Halil Batusha
Ram Morina
Sylejman Shehu
Mazllum Polloska
Ka edhe arsimtarë të tjerë që kan dhën mësim në këtë klas ose e cila posedoj flamurin kalimtarë nga klasa e parë e gjeri në tê katërten si vlerësim të lartë në fushën arsimore dhe më gjerë.
Këto vajza Junikase e shoqe të pa ndara që i kujtojmë me nostalgji kujtimet e tyre shkollore.
Përveç mësimit normal këto Junikase kanë kontribuar edhe në lamit tjera kulturore në Junik dhe më gjerë në aktivitetet e lira ishin garat sportive në Junik dhe rrethin.
Vlen të cekim lamit tjera si shfaqjet Teatrale „Sikur të isha djalë“, Halili e Hajrija, recitime poezish, solo këndim, këngë korale dhe valle popullure.
Në këto aktivitete të larta vlen të theksohet edhe pjesëmarrja në festivalin tradicional në Prizren „Zambaku i Prizrenit“, gjithashtu në festat shtetërore të asaj kohe të cilat shfaqeshin në Sallën e Filmit në Junik.
Por pas përfundimit të klasës së tetë shkollimin e vazhduan Hatixhe Shaban Hoxha dhe më vonë pas martesës e vazhdojë Have Hajdin Isufaj kurse vajzat tjera per shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk arriten të shkollohen.
Sot vlen të cekët që Juniku ka vajza intelektuale do i cekim dy nga vajzat e zgjuara të Junikut njëra është:
Blerina Ukshin Sallaj e cila Shkollën Fillore e ka përfunduar në Junik.
Përpos klasës së V dhe VI ato në shkollën Chapf në Gossau të Zvicrës
Shkollën e mesme në Gjimnazin V.Frashëri në Junik si degë e Gjimnazit të Deçanit aso kohe, ku pos angazhimit shkollor ka qenë e angazhuar edhe në aktivitete të shoqërisë civile, ku në kuadër të projektit Juniku-dje, sot dhe nesër ka krijuar vizionin për Junikun që janë pêrfshi edhe në Planin Zhvillimor Komunal, nga kanë dalur ide që tashmë veçse janë jetësuar.
Ka të përfunduar becherlor Gjuhe dhe Leterësi Gjermane
Ka punuar per shtate vite në Qendrën Rajonale të Turizmit “n’Dukagjin”, organizat që ka promovuar trashëgimin natyrore dhe kulturore të zonës përendimore të Kosovës. Junikut,Deçanit,Pejês dhe Gjakovës, ku ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme lokale, nacionale dhe ndërkombëtare dhe tashmë punon si zyrtare për Informim në Komunën e Junikut.
Tjetra intelektuale është Indira Avdyl Hoxha e cila është e diplomuar nê Fakltetin Ekonomik si dhe gjuhën gjermane,merret me hulumtimin dhe shkencën në trashëgimi si dhe shefe e mediave për rrafshin e Dukagjinit për disa vite, është njohëse e shtatë gjuhëve të huaja, është kordinatore dhe korrospodente për Gazetën e Alpeve për Junik,si dhe kryetare e Bordit në Hendikos në Pejë.
Indira posedon mirënjohje të shumta, pra kjo tem të jetë stimulim për vajzat e reja Junikase që kan tradit të bukurën që trashëgojnë brez pas brezi,por i vlerësijmë të gjitha vajzat e shkolluara Junikase sepse jemi Unike.