970×90
970×90

Eksperti amerikan i shokuar me sulmin ndaj Valon Sylës, e krahason me ato të regjimit të Millosheviqit

Eksperti amerikan i shokuar me sulmin ndaj Valon Sylës, e krahason me ato të regjimit të Millosheviqit

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ashpër pas sulmit që dje iu bë gazetarit Valon Syla në Prishtinë. 

Meir ka shkruar se të sulmohet një gazetar në pikët të ditës në Prishtinë, ndërkohë që qyteti ishte i mbushur me njerëz, është diçka e tmerrshme.

Ai thotë se një shoqëri që kishte qenë nën regjimin e tmerrshëm të Millosheviqit deri para dy dekadave më parë duhet të qëndrojë kundër këtyre akteve të tmerrshme të dhunës”.

“Është tronditëse të shohësh se si në mes të ditës në qendër të Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, gazetari Valon Syla u sulmua ndërsa njerëzit po kalonin aty, duke parë sikur asgjë nuk po ndodhte. Një shoqëri që kishte qenë nën regjimin e tmerrshëm të Millosheviqit deri para dy dekadave më parë duhet të qëndrojë kundër këtyre akteve të tmerrshme të dhunës”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë dhuna fizike ndaj gazetarëve është shtypje e fjalës së lirë.

“Çdo dhunë fizike ndaj gazetarëve është një krim që duhet të dënohet jo vetëm nga zyrtarët, por edhe nga e gjithë shoqëria pasi preket drejtpërdrejt nga shtypja e medias dhe liria e fjalës. Nuk ka demokraci nëse zëri i njerëzve është i heshtur. Për Kosovën në veçanti liria e fjalës është thelbësore për integrimin e saj në BE. Kështu, vetëm një qeveri e përkushtuar në këto parime themelore demokratike do të jetë e denjë për të qeverisur, dhe asnjë udhëheqës politik në Kosovë nuk duhet ta harrojë atë”, ka shkruar ai.

Related posts